Header Ads

Skuadra shqiptare vrapon pas një serbi...!


Partizani nga Tirana nuk heq dorë nga kërkimet për një sulmues.

U bë një kohë e gjatë që drejtuesit janë të fiksuar për të gjetur një qendërsulmues, por përpjekjet nuk po rezultojnë të suksesshme. Në morinë e emrave të propozuar, del në skenë edhe një serb.


Bëhet fjalë për Fejsal Muliq, i cili që prej janarit të 2018-ës luan te Hapoel Tel Aviv. Dhe në fakt nuk është totalisht i padëgjuar në Shqipëri, pasi vetëm gjatë verës ishte Kukësi në negociata me këtë “gjigant” (është plot 2.03 metra i gjatë). Transferimi i tij në Shqipëri te verilindorët nuk u konkretizua kurrë, megjithatë nëse fundi do të jetë i ndryshëm për Partizanin, mbetet në dorën e trajnerit. Drejtuesve më të lartë të klubit u duket një opsion interesant prej moshës, pasi është vetëm 25 vjeç.

Powered by Blogger.