16-vjeçarja i dha fund jetës pasi u kërcënua me video nga shoku i shkollës


16-vjeçarja A. Çaçi ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit ku i është dhënë lamtumira nga të afërmit dhe familjarët.

Tre ditë më parë ajo h.elmoi veten me fo.stoksinë për shkak se shantazhohej me mesazhe e video nga një 17-vjeçar me inicialet D.K., të cilin e kishte njohur në shkollë.


17-vjeçari është vënë në pranga.

Adoleshentja nga Berati, në gjendje të rë.nduar ps.ikologjike mori këtë vendim për jetën. Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rë.ndë shëndetësore në spitalin e Beratit. Por, për ndihmë më të specializuar Çaçi u nis për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ndë.rroi dy ditë më parë.

Ngj.arja e rë.ndë ndodhi në fshatin Duhanas të Beratit dhe dy të rinjtë shkonin në të njëjtën shkollë të zonës. 17-vjeçari e kërc. ënonte se do t’i publikonte një video ko.mpromentuese që ai dispononte, dhe për këtë gjë ishin pak në dijeni prindërit. Një ditë para se të vet.ëflijohej ajo u kishte thënë prindërve të saj se e shqetësonte një shok gjimnazi, por pa treguar detaje.

Në një pr.ononcim për mediat drejtori i shkollës Ferik Koçi, është shprehur se Adela ishte një nxënëse shembullore në mësime dhe e urtë. Ndërsa shton se personalisht ai, dhe askush nga shkolla, nuk kishin dijeni për kër. cënimet e bëra ndaj saj.