Last

A do të luajë Salah kundër Barcelonës?


Sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, i cili doli me barrelë nga fusha e “St James Park”, të shtunën, në ndeshjen kundër Newcastle, mori një goditje në kokë.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në “Anfield”, të martën, kundër Barçës, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.


Kjo bëhet e sigurt nga media e famshme egjiptiane “Yallakora”, një informacion që, gjithashtu, është konfirmuar nga “Cadena Ser”.

Lojtari, i cili do t'iu nënshtrohet testeve mjekësore sot, për të parë gjendjen e vërtetë të lëndimit, nuk ka mundësi të hidhet në fushë nesër, siç raportohet nga vendi afrikan. Sulmuesi ishte një nga më aktivët në ndeshjen e parë, në “Camp Nou”, ku skuadra e Klopp u mund 3-0, pavarësisht se britanikët patën qarkullimin e topit në shumicën e kohës dhe krijuan disa raste ideale për shënim.

"Kur shkuam në dhomën e zhveshjes e pashë situatën e Mohamed. M’u duk mirë, por natyrisht duhet të presim kontrollet mjekësore. Ky është protokolli i zakonshëm", - tha trajneri gjerman i “Reds”, pas fitores kundër Newcastle. Përkundër çdo gjëje, mediat nga vendi i tij flasin me siguri se Salah nuk mund të luajë kundër Barcelonës.