Barça zgjedh zëvendësuesin e Messit, në 2021-in talenti i madh pritet të transferohet në ‘Camp Nou’


Fundi i karrierës së Lionel Messit për shumë specialistë do të jetë një humbje e madhe për futbollin.

Mungesën më të madhe do ta ndjejë Barcelona që është duke menduar për zëvendësuesin e Lionel Messit.


Ylli argjentinas në verë i mbush 32 vjeç, ndërsa me Barcelonën ka një kontratë deri në vitin 2021.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Barcelona është duke menduar të transferojë Kylian Mbappen i cili shihet si një zëvendësues i mundshëm i Lionel Messit.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona do të nisë negociatat me lojtarit duke i premtuar një të ardhme të ndritur në “Camp Nou”.

Blerja e bujshme pritet të kryhet gjatë vitit 2021 atëherë kur talentit francez t’i ngelë edhe një vit kontratë me klubin aktual të PSG-së.