Last

“Çmenduri”: Titulli i Premierligës mund të vendoset me ndeshje direkte mes Liverpool dhe Man City


Nuk mbahet mend të ketë ndodhur që dy skuadra të kalojnë shifrën e 90 pikëve dy xhiro para fundit të sezonit, dhe çështja e titullit të mos jetë përfunduar.

Epo, kjo është Premierliga, që po dhuron një garë të jashtëzakonshme për titull të kampionit.


Janë Manchester City dhe Liverpool që po vazhdojnë ‘luftën’ për titull, me skuadrën e Pep Guardiolas që ka avantazhin e një pike më shumë se të kuqtë.

Mund të ju duket befasi, por ky sezon ka mundësitë që të dhurojë ndeshje play offi për të përcaktuar fituesin e titullit, gjë e cila do të ishte mbresëlënëse.

Sipas “Liverpool Echo”, këto janë skenaret e mundshme që mund ta detyrojnë Federatën Angleze të organizojë ndeshje play off për titullin e kampionit.

1) Liverpooli fiton 5-0 dhe humb 2-1 në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Man City barazon pa gola në të dy ndeshjet.

2) Liverpooli fiton 4-0 dhe barazon 3-3, ndërsa Man City fiton 1-0 dhe pastaj mposhtet 1-0 në ndeshjen tjetër.

3) Liverpooli barazon në të dy ndeshjet me rezultat 3-3, ndërsa Man City fillimisht barazon pa gola pastaj mposhtet 4-0.

4) Liverpooli barazon 3-3 dhe pastaj mposhtet 4-3, ndërsa Man City mposhtet 3-0, para se të pësojë humbjen e dytë me rezultat 2-0.