Header Ads

De Ligt flet për të ardhmen...


Mbrojtësi holandez kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Matthijs de Ligt ka qenë një prej protagonistëve kryesorë në këtë sezon fantastik që ka pasur Ajaxi, si në Holandë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Për 19-vjeçarin interesohen Barcelona dhe Manchester United, por vetë ai ende nuk ka vendosur se ku do të luajë dhe thotë se është duke shqyrtuar ofertat, para se të marrë një vendim se cili do të jetë destinacioni i radhës.

“Do të marr një vendim që do të jetë më i miri për mua”, ka thënë De Ligt për NOS.

“Dua të jem pjesë e një ekipi ku do të mund të zhvillohem si futbollist, ku do të luaj standard”.

“Ende nuk e di se kur do ta marr vendimin, por preferoj që përgatitjet për sezonin e ri t’i filloj në klubin e ri ose tek Ajaxi. Përderisa kam kontratë me Ajaxi, ekziston mundësia që edhe të qëndroj”, ka theksuar ai.



Powered by Blogger.