“Do të na masakrojnë nëse nuk fitojmë, s’po më besohet që e kemi lënë prapa Liverpoolin” - News48 (BST)

Header Ads

“Do të na masakrojnë nëse nuk fitojmë, s’po më besohet që e kemi lënë prapa Liverpoolin”


Guardiola mendon se do të “m*asakrohen” nëse Manchester City dështon në xhiron e fundit të fitojë titullin e Premierligës.

Manchester City është afër titullit të dytë me radhë në Premierligë.


Skuadra e Pep Guardiolës ka vetëm një pikë më shumë se Liverpooli dhe për t’u shpallur kampion, i duhet patjetër fitorja të dielën kundër Brightonit.

“E di se si është jeta dhe se si do të gjykohemi nëse do të humbasin titullin e Premierligë. Do të na copëtojnë dhe paragjykojnë. Ashtu sikurse ndodhi këtë javë në Champions League me humbësit”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

“Nuk kemi alternativë tjetër veçse fitoren, për të evituar këtë m*asakrim dhe për të fituar titullin. Do të shkojmë në Brighton për të fituar, duke menduar vetëm për veten tonë, ndeshjen tonë, pa menduar për asnjë situatë tjetër apo ndeshje tjetër. Kjo është situata dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin. Ose do të fitojmë ne dhe do të ngremë lart titullin, ose do të përgëzojmë Liverpoolin”.

“Nuk më besohet që jemi në krye të renditjes, sidomos kur kujton se në një moment të kampionatit ishim 7 pikë pas Liverpool”, shtoi ai, teksa analizonte sezonin.

“Ky nuk është momenti për të thënë nëse kemi bërë një sezon të mirë apo jo. Kemi mundësinë për të qenë sërish kampionë nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Javën e ardhshme, me 18 maj, Manchester City do të luftojë për një tjetër trofe – atë të FA Cup kundër Watfordit.



AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.