Last

E kryer, Reali bën supergoditjen e dytë në merkato!


Reali i Madridit do të kryejë një fushatë të jashtëzakonshme përforcimesh këtë verë dhe përforcimi i parë ka ardhur, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle AS.

Los Blancos kanë mbyllur blerjen e sulmuesit Luka Jovic, supertalenti që ka mahnitur te Frankfurti këtë sezon.


Bëhet fjalë për një transferim me vlerë 60 milionë euro, prej të cilave 48 i merr Frankfurti dhe 12 Benfica, që kishte mbajtur 20% të kartonit.

Serbi 21-vjeçar do të firmosë kontratë 6-vjeçare. Kohët e fundit për Jovic ishte futur në garë edhe PSG, ndaj Reali ka nxituar, duke parë edhe paraqitjet madhështore të sulmuesit në Europa League.

Jovic është blerja e dytë për sezonit e ardhshëm, pas qendërmbrojtësit të talentuar të Portos, Militao.