Last

Edhe Mourinho dorëzohet para Messit, ja se çfarë i thotë tani...


Lionel Messi edhe njëherë ka magjepsur audiencën e futbollit me paraqitjen e tij të mbrëmshme, kundër skuadrës së Liverpool.

Ylli argjentinas shënoi dy herë në portën e Liverpool, por ajo që ngriti të gjithë në këmbë dhe që bëri të diskutohet anë e mban botës ishte goli nga gjuajtja e lirë.


Pas kësaj ‘doze magjie’ të ‘pleshtit’ disa komente ka dhënë edhe Jose Mourinho, i cili në një pjesë të madhe të karrierës së tij kishte synim kryesorë ta ndalte argjentinasin me taktikat e tij.

Mourinho nuk ka pasur fatin që të stërvitë Leo Messin gjatë karrierës së tij, por së fundmi ai ka disa komente interesante për të.

“Liverpool ishin më të guximshëm. Nuk e di nëse dikush në 20 vitet e fundit ka mposhtur Barcën në posedim, në Ligën e Kampionëve” ka thënë fillimisht ‘special one’.

“Zoti i Futbollit e bëri diferencën. Sigurisht, Barca ka një skuadër të mirë, me lojtarë fantastik, por ai lojtar (Messi) është absolutisht i jashtëzakonshëm” ka shtuar portugezi.

Messi me skuadrën e tij janë shumë pranë tripletës këtë edicion, ku veçse kanë fituar La Ligan, luajnë në finalen e Kupës së Mbretit dhe janë me një këmbë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me shumë gjasë, në fund të sezonit argjentinasi do të jetë edhe fitues i Këpcuës së Artë dhe Topit të Artë.