Last

Fansat e Liverpoolit krijojnë peticion për ta pezulluar Messin për këtë veprim të tij gjatë ndeshjes


Lionel Messi dhuroi një moment magjik me shënimin e tij nga gjuajtja e lirë kundër Liverpoolit, të mërkurën mbrëma.

Shënimi i tij do të mbahet mend gjatë nga fansat e Barcelonës, por edhe nga ata të Liverpoolit, të cilët tani kanë përpiluar një peticion për ta pezulluar superyllin argjentinas.


Arsyeja? Epo, sipas fansave të “Të Kuqve”, pesë herë “Topi i Artë” e grushtoi qëllimisht mesfushorin e skuadrës angleze, Fabinho, në një duel për top.

I krijuar nga një llogari me emrin ‘MessiAFraud’ në rrjetet sociale, peticioni ka marrë deri tani 5,000 nënshkrime dhe i është adresuar direkt UEFA-s dhe Champions Leagues.

Në përshkrim thuhet: “Pra, Messi fiton goditje dënimi pasi grushton Fabinhon në kokë dhe shënon. Mendoj se ai duhet të kontrollohet nga UEFA.”