Last

Frikësohet Valverde, ja deklarata e tij pas ndeshjes...


Pas ndeshjes së mbrëmshme, këto ishin fjalët e Ernesto Valverdes për shtypin prezent në

sallën e konferencave

‘Në disa momente, Liverpooli morri ndeshjen në dorë ashtu siç dëshironte, por, edhe ne luajtëm lojën tonë dhe krijuam shumë kokëdhimbje për ta.’


‘Messi? Ne veçmë e njohim atë dhe ai nuk ndalon së suprizuari. Ai është kapiteni dhe

lojtari i cili kontrollon tempon e lojës. Leo ishte arsyeja që ne tuam sonte!’

‘Rezultati i sontëm ishte i mirë, por jo decisiv. Fokusi jonë mbetet i lartë, pasi edhe

sezonin e kaluar kishim 3 gola avantazh dhe… ndodhi Roma!’

‘Dembele? Atij i duhet ta merr ritmin. Është e vërtetë se humbi disa shanse, por ai ishte i

pafat. Mendoj se mbështetja e fansave do i ndihmojë shumë.’

‘Ter Stegen? Punë spektakolare nga ai. Na ka shpëtuar në shumë raste dhe është një

nga meritorët e këtij rezultati!’

‘Luis Suarez? Ne kërkojmë nga ai të shfaqet në ndeshje të tilla dhe ai e bëri atë sonte.

Jemi shumë të lumtur me performancën e tij.’

‘Vidal? Arturo ishte i pandalshëm sonte. Mendoj se ai ka vrapuar në çdo pjesë të fushës

dhe kundër një ekipi si Liverpool, mendoj se ajo ishte e nevojshme!’