Ja sa vlejnë talentët e Ajaxit


Ajaxi është shkualifikuar nga Totenhemi, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe ishte shansi i fundit i disa talenteve për të fituar diçka te kjo skuadër.

Skuadrat e mëdha të Europës i kanë talentet e Ajaxit në skaner dhe presin të përfundojë sezoni për të bërë ofertate tyre.


“Calciomercato”, bën një analizë të vlerës të talenteve të Ajaskit dhe skuadrat që i kërkojë ata.

Matijas De LigT- Vlera e qëndërmbrojtësit mund të arrijë deri në 100 milionë euro deri në fund të sezonit. Juventus, Bajern, Barcelona, Siti dhe Mançester Junajtid janë skuadrat që deri më tani kanë shfaqur interes për lojtarin.

Doni Van De Bek- Vlera e mesfushorit mund të shkojë nga 55 deri në 60 milionë euro. PSG, Bajern dhe Arsenali e kanë kërkuar holandezin deri tani.

David Neres- Braziliani mund të kushtojë 50 milionë euro dhe kërkohet nga skuadra si Chelsea, PSG apo dhe Liverpul.

Hakim Zijesh- Marokeni po bën një sezon fantastik dhe vlera e tij pasyshim që ka shkuar në kuotën e 40-45 milionë eurove. Bajern, Inter dhe Roma janë duke shfaqur interes për lojtarin.

Nikolas Taljafiko- Mbrojtësi i krahut të holandezëve ka një vlerë në treg prej 25-28 milionë euro. Ai kërkohet me ngulm nga Atkletiko dhe Inter.