Header Ads

James Rodriguez transferohet te gjiganti italian?


Futbollisti kolumbian është në kërkim të klubit të ri për sezonin e ardhshëm pasi atë nuk e duan as Bayern Munichu as Real Madridi

E ardhmja e James Rodriguezit nuk është shkruar ende.

Futbollisti kolumbian do të largohet nga Bayern Munichu, ku i kaloi dy vjet në formë huazimi.


Gjiganti bavarez nuk vendosi ta blejë përfundimisht futbollistin dhe ai tash do të kthehet në Real Madrid.

Mirëpo, as “Los Blancos” nuk duken të vendosur ta mbajnë ish-futbollistin e Portos dhe Monacos.

Andaj, James mund të transferohet në Itali gjatë verës.

Sipas mediave të atjeshme, Juventusi është i gatshëm t’i shpenzojë 70 milionë euro për yllin kolumbian.

Gjithashtu, Jamesin e kërkon edhe Paris Saint-Germaini, i cili nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha parash për lojtarët që i do.


Powered by Blogger.