Joao Felix befason të gjithë, vendos për të ardhmen!


Sensacioni i këtij edicioni, Joao Felix thuhet se ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Benficas raportohet se ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me klubin portugez.

Sipas Calciomercato,


një akord është arritur mes presidentit të Benficas Luis Filipe Vieira dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e re e sheh 19-vjeçarin si lojtarin më të paguar te klubi më i trofeshëm portugez.

Nëse ky lajm zyrtarizohet do ishte goditje e rëndë për top-klubet si Juventus, Bayern Munich, Manchester City e Real Madrid, që kanë shfaqur hapur interesimin për të.