Këto janë dy transferimet e mëdha që mund të ndodhin në verë


Antoine Griezmann te Barcelona dhe Eden Hazard te Real Madrid mund të jenë dy transferimet e çmendura të merkatos verore.

Sulmuesi i Atleticos ishte i lidhur edhe në verën e kaluar me transferimin në ‘Camp Nou’, por që në fund nuk u realizua.


Gjithsesi, dështimi i Barcës në Ligën e Kampionëve ka bindur drejtuesit e klubit se transferimi i francezit është i domosdoshëm.

Ndërsa, kalimi i Eden Hazard te Real Madrid është shndërruar në një telenovelë tanimë.

Belgu prej kalimit te Chelsea, ka qenë emër i lakuar për transferimin në kryeqytetin spanjoll.

Revolucioni i Zinedine Zidane këtë sezon ka bërë që të gjitha mediat e njohura ta ‘zyrtarizojnë’ 28-vjeçarin si lojtar të Los Blancos