Klopp, “tallet” me Guardiolën: Nuk luan prej vitesh një finale Championsi! - News48

Header Ads

Klopp, “tallet” me Guardiolën: Nuk luan prej vitesh një finale Championsi!


Jürgen Klopp ka treguar edhe një herë anën e tij plot humor, teksa është shfaqur miqësore në konferencë për shtyp. Trajneri gjerman foli të martën në “Media Day Liverpool”, përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham.


Ai komentoi me të qeshura edhe deklaratat e Pep Guardiolës, i cili ka nënvizuar se preferon më mirë të fitojë titullin në Premier League se sa të luajë një finale Champions-i: “Ai e thotë këtë, sepse nuk ka luajtur një finale të tillë prej disa vitesh”.

Sukseset – “Arritja më e madhe e karrierës sime ishte ngjitja e Mainz në Bundesligë, në vitin 2004. E konsideroj atë sukses më shumë se arritjen në dy finale të Champions-it. Nëse e fitoj këtë finale, gjërat mund të ndryshojnë (qesh)”.

Rivali – “Dallimi mes nesh dhe Tottenham në kampionat është logjikë e dy lojrave, që i kemi fituar 2-1. Në shtëpi ishim me fat, sepse shënuam në minutën e fundit, por emocionet do të jenë të ndryshme në finale e Champions-it. Është një sfidë e veçantë, prandaj kemi arsye për të qenë në formën më të mirë”.

Premier League apo Champions – “Guardiola ka thënë që preferon më mirë titullin në Premier League, për shkak se ka disa vite pa luajtur një finale Champions-i (qesh). Pep është trajneri më i mirë në botë dhe i meriton të gjitha lavdërimet. Unë ju them se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme, sepse nuk e kam fituar dot akoma. Manchester City le të shijojë titullin në Angli. Guardiola ka një ekip më të mirë, por mendoj se sezoni ynë ishte më i mirë se i tyre”.



Powered by Blogger.