Lajm befasues në Juventus: “Koha ime këtu ka përfunduar”


Juventus po bëhet gati për ndryshime nga sezoni i ri.

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Edhe pse e kishte konfirmuar gatishmërinë për të qëndruar në Torino,


duke u konfirmuar në detyrë për edicionin e ri edhe nga presidenti Andrea Agnelli, gjithçka ka ndryshuar.

“Corriere della Sera” raporton se Allegri u ka thënë miqve të tij se: “Koha ime këtu ka përfunduar”, transmeton lajmi.net.

Sinjal i qartë i largimit nga Juventus, në pritje të zyrtarizimit, pas takimit me presidentin Agnelli.

Trajneri i Juventusit spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain.