Skuadra e Tottenham Hotspur ka pranuar një lajm të madh nga UEFA, para ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, të cilën e luan kundër Liverpool.

Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino, rrezikonte të dënohej,


pasi kishte tejkaluar vijat e limituara për trajnerët, gjatë ndeshjes gjysmëfinale, kundër Ajax Amsterdam, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, raporton ‘BBC’.

Gjithsesi, skuadra e Tottenham nuk ka shpëtuar pa u dënuar, pasi skuadra është dënuar me 10 mijë euro.

Gjithashtu, ata janë dënuar edhe me 5 mijë euro për problemet me fushën në çerekfinalen kundër Man City.

Finalja kundër Liverpool do të jetë e para në historinë e skuadrës, pas një ndeshje të kthimit spektakolare kundër Ajax.


Previous Next