Lojtari i Tottenhamit zbulon sekretin e fitores: U frymëzuam nga Liverpooli


Mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Danny Rose, tregon se ekipi i tij dhe trajneri Pochettino, janë frymëzuar nga Liverpooli të martën, për të arritur këtë kualifikim ndaj Ajaxit.

“E pamë mbrëmë Liverpoolin.


Është futboll, dhe luhet deri në sekondën e fundit. Të zhgënjyer me ndeshjen e parë, se si e nisëm, gjithashtu edhe me mënyrën si e nisëm sonte. Por pas pushimit më pas shpërthyem.

Trajneri e përmendi paraqitjen e Liverpoolit në hotel para ndeshjes, nuk e kishte problem nëse do humbnim, por të paktën të humbnim në mënyrën e duhur. Jemi me fat qe kemi kaluar në finale, dhe tani presim të luajmë atë ndeshje”, shprehet Rose.