Man United trondit Barcelonën, shumë afër transferimit të De Ligtit


Manchester Unitedi është shumë afër transferimit të qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, sipas raportimeve nga mediumet e mëdha në Spanjë.

Barcelona ishte favorite për t’i siguruar shërbimet e 19-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës,


pasi kishte arritur marrëveshje 65 milionë eurosh me Ajaxin për transferimin e yllit të tjetër të Ajaxit, Frenkie de Jongut. Mediumet e mëdha në Spanjë pretendojnë se Barcelona kishte arritur marrëveshje me Ajaxin për ta transferuar De Ligtin për 70 milionë euro, mirëpo marrëveshja ngeci për shkak se agjenti i holandezit, Mino Raiola, kërkoi t’ia jepnin atij 20 për qind të shumës së transferimit.

Por tani, radiostacioni katalonas RAC1 raporton se Manchester Unitedi është favorit për ta përforcuar mbrojtjen e skuadrën me De Ligtit, pasi që edhe holandezi është shumë afër ta pranojë ofertën e klubit anglez.

RAC1 thotë se marrëveshja nuk është finalizuar ende, por shton se De Ligtit i është bërë një ofertë tejet e mirë nga Manchester Unitedi, të cilën kapiteni i Ajaxit do ta ketë shumë të vështirë ta refuzojë.

Javën e kaluar u raportua se përkundër që Manchester Unitedi nuk është kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, De Ligti është i interesuar për transferimin në “Old Trafford”.

Trajneri i ‘Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, besohet se e sheh De Ligtin si blerjen e përsosur për ta përmirësuar mbrojtjen, ndërsa 19-vjeçari është i tunduar nga mundësia që të jetë pjesa kyçe e revolucionet në Manchester United.