Last

Manchester City fiton, tifozët e Liverpoolit i ‘tranon’ (Video)


Skuadra e Manchester Cityt nuk po gabon në Premierligë.

Lojtarët e Pep Guardiolas kanë shënuar fitore ndaj Leicester Cityt me rezultatin minimal 1-0, por që ishte i mjaftueshëm për tre pikët më të rëndësishme të sezonit në Premierligë.


Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Citizens, Vincent Kompany.

Kompany ka realizuar golin e jetës në minutën e 70’të të duelit, pasi goditja e tij nga afro 30 metra ka shkuar pas shpinës së portierit të Leicester Cityt, Kasper Schmeicel.

Manchester City tani ngjitet në vendin e parë me 95 pikë – një më shumë se Liverpool që është në pozitën e dytë.