Last

Messi 600:600 Ronaldo – Kush qëndron më mirë? Shikoni statistikat e pabesueshme...


Lionel Messi mbrëmë ka regjistruar edhe golin e 600-të me fanellën e Barcelonës.

Argjentinasi shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për t’i dhënë epërsinë prej 3:0 skuadrës së tij.


Goli që ishte i dyti për Messin në ndeshjen e mbrëmshme, ishe njëkohësisht i 600-ti në karrierën e tij me Barcën.

Këtë gol argjentinasi e shënoi vetëm pak ditë pasi Cristiano Ronaldo kishte shënuar golin e 600-të me klube, kur realizoi kundër Inter.

Por, cili prej dy më të mirëve në historinë e futbollit qëndron më mirë në këtë aspekt? Duket se statistikat flasin në favor të Messit.

Shikoni statistikat më poshtë.

Ndeshje: Ronaldo 801 – 683 Messi

Gola: Ronaldo 600 – 600 Messi

Asistime: Ronaldo 199 – 233 Messi.