Last

Mourinho ka një mesazh për Kloppin dhe Liverpoolin para ndeshjes me Barcelonën


Jose Mourinho ka thënë se Jurgen Klopp nuk duhet ta mendojë pamundësinë nëse Liverpool dëshiron të përmbysë rezultatin 3:0 nga ndeshja e parë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

‘The Reds’ kanë humbur 3:0 në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale, dhe për të kaluar në finale, kanë nevojë të përmbysin këtë rezultat të thellë, në një natë ‘magjike’ në ‘Anfield Road’.


Ish trajneri i Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, ka vlerësuar detyrën e vështirë që e pret Liverpoolin në Anfield, por ka kërkuar që skuadra e Klopp të hyjë në ndeshje duke besuar se mund ta përmbysë rezultatin.

“Ai (Klopp) duhet të mendojë se në futboll asgjë nuk është e pamundur”, ka deklaruar Mourinho për ‘Russia Today’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai duhet të mendoj atë që unë e di që e mendon. Ai ka një skuadër shumë të mirë. Ka një skuadër reale që do të luftojë deri sa e mundura të bëhet e pamundur”.