Header Ads

Mourinho: Kam pasur probleme me këtë lojtar të Manchester United


Jose Mourinho ka pranuar se ka pasur tensione me Anthony Martial gjatë kohës së tij në Manchester United.

Portugezi i cili është shkarkuar nga United në dhjetor, ishte i gatshëm për të shitur francezin gjatë verës së tij të fundit në Old Trafford.


Martial ishte i zhgënjyer dhe ishte i gatshëm të largohej pasi nuk luante shumë gjatë kohës së Mourinhos.

Duke folur për L’Equipe, Mourinho u pyet për marrëdhëniet e tij me Martialin, ku tregoi se çfarë kishte ndodhur.

“Martial është një djalë me një personalitet të ndryshëm. Shpresojë se ai do të arrijë një nivel të barabartë me potencialin e tij të vërtetë. Kishim paksa probleme, por ai është një lojtar i madh”, tha Mou.


Powered by Blogger.