Pochettino jep deklaratën prekëse pas kualifikimit historik në finale: Faleminderit Futboll!


Marucio Pochettino e ka të vështirë të gjejë fjalët pas kualifikimit dramatik dhe historik të Tottenhamit në finalen e Champions League.

Trajneri i Spurs i quan të gjithë lojtarët e tij heronj për këtë kualifikim, kur shumë pak besonin tek ata, dhe ka një falënderim të veçantë për futbollin.


“E kam akoma të vështirë të flas. Jam pak njeri emocional. Faleminderit futboll, faleminderit lojtarëve të mi, ata janë heronj. Do i them të gjithëve që kam një grup lojtarësh që janë heronj.

Pjesa e dytë ishte fantastike. Faleminderit futboll! Jam kaq i emocionuar tani. Dua të falënderoj tifozët dhe personat që besuan te ne. Kur punon dhe ndjen dashurinë e tyre, nuk ke fare stres, është e gjitha një kënaqësi. Treguam pasion ndaj Manchester Cityt, dhe sot po ashtu.

Ishte e vështirë, por prandaj ky është një kompeticion magjik. Jam kaq mirënjohës që jam trajneri. Të gjithë lojtarët e mi janë heronj, por Lucas Moura është super-hero”, shprehet Pochettino pas ndeshjes.