Header Ads

Ramos po largohet...?


E ardhmja e Sergio Ramos duket gjithnjë e më larg Realit të Madridit.

Pas plot 14 vitesh në Santiago Bernabeu kur në vitin 2005 la Sevillan për Los Blancos, kapiteni Ramos ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit merengues, e gjitha kjo si pasojë e një oferte të çmendur nga Lindja e Largët.


Media e afërt me madrilenët, “El Chiringuito”, jep lajmin e bujshëm se kapiteni i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ta lërë të lirë dhe t’i japë lejen e kalimit pa paguar para, pasi ka një ofertë nga Kina.

33-vjeçari duket shumë i tunduar nga oferta e majme aziatike dhe nuk mund të rezistojë. Klauzola e lirimit mund të prishë transferimin, prandaj dhe lojtari ka diskutuar direkt me presidentin e tij. Palët mund të ndahen në “paqe”.


Powered by Blogger.