Wolfsburgu bëri lojë të madhe dhe nuk ia la rastit për asnjë çast, por e mbushi rrjetën e Augsburgut, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 8:1. Shqiptarët shkëlqyen në fanellën e Wolfsburgut.


Futbollisti Elvis Rexhbeçaj shënoi dhe Admir Mehmedi asistoi! Rexhbeçaj shënon nga rreth 15 metra.

Ai goditi fortë dhe topi përtokë fërfëllohet në këndin e djathtë, kur ngriti epërsinë në 5:0, kurse asistoi në atë të 55-tën për golin e tretë, ndërsa Mehmedi asistoi në minutën e 37-të kur ngritët epërsia në 2:0. Për Wolfsburgun shënuan Weghorst (21', 37', 55'), Knoche (41'), Ginczek (57'), Rexhbeçaj (60'), Brekalo (85’), Danso (89’-autogol) dhe për mysafirët realizoi Schieber (82').

Mehmedi luajti deri në minutën e 69-të e Rexhbeçajt u ndërrua në atë të 81-tën. Wolfsburgu përfundoi në vend të gjashtë me 55 pikë, kurse Augsburg është i 15-ti me 32 sosh. Wolfsburgu siguroi një vend në garat e Europa League-s.



Previous Next