Ronaldo: Kur Barça fiton është për shkak të Messit, kur humb është për shkak të Valverdes??? - News48 (BST)

Header Ads

Ronaldo: Kur Barça fiton është për shkak të Messit, kur humb është për shkak të Valverdes???


Ronaldo Nazario, i cili gjatë karrierës ka luajtur për Barcelonën dhe Real Madridin, beson se është e padrejtë sesi Ernesto Valverde dhe Philippe Coutinho po kritikohen ashpër për dështimet e Barçës, në vend se ekipi ta ndajë fajin.


Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në mënyrë turpëruese për vitin e dytë radhazi, pasi u mund 4:0 nga Liverpooli të martën në Anfield.

Braziliani Ronaldo beson se faji nuk duhet të bjerë vetëm mbi supet e trajnerit dhe një lojtari të caktuar.

“Barcelona ka ekip madhështor, si dhe e ka lojtarin më të mirë në botë: Messin”, tha Ronaldo të enjten.

Ronaldo Nazario

“Dje dëgjova se kur ata humbin, ndodh për shkak të Valverdes, Coutinhos…por jo Messit. Dhe kur ata fitojnë, Barcelona fiton për shkak të Messit. Kjo është mungesë e madhe respekti për të gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve”, shtoi ai.

Ronaldo, i cili është pronar i Real Valladolidit tani, nuk ishte habitur nga kualifikimi i Liverpoolit në finalen e Madridit.

“Kur një ekip është shumë më i motivuar, me një intensitet i cili është qartazi më i madh se i kundërshtarit, rikthimi mund të ndodhë”, theksoi ai.

“Ndeshja e parë ishte shumë e mirë nga ana e Barcelonës, me një paraqitje të shkëlqyer të Messit. Por në ndeshjen e kthimit, Liverpooli e tronditi Barçën me intensitet, dëshirë dhe qasje vraastare”, shpjegoi ai.



AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.