Sa milionë euro i kanë fituar Liverpool dhe Tottenham me arritjen në finale të L.K?


Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Të dy këto skuadra, kanë arritur që me përmbysje emocionuese të rezultatit të arrijnë deri në finale, duke eliminuar Barcelonën dhe Ajaxin.


Liverpool, edhe pse kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës, ka bërë një përmbysje të çmendur në ‘Anfield Road’, duke fituar 4:0.

Në anën tjetër, Tottenham pavarësisht humbjes 0-1 në shtëpi nga Ajax, ka arritur që në Holandë të fitojë 2:3, me golin e kualifikimit të shënuar në minutën e fundit, për t’iu bashkuar Liverpoolit në finalen e madhe që më 1 qershor zhvillohet në Madrid.

Me arritjen në finale, Liverpool ka arritur të fitojë 107 milionë euro, ndërsa Tottenham 101 milionë euro.