Last

‘Shijoni’ 600 golat e Lionel Messit në fanellën e Barcelonës (Video)


Lionel Messi shënoi golin e 600-të për Barcelonën, në fitoren 3:0 ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, dhuroi një tjetër shfaqja mbresëlënëse në një ndeshje të nivelit të lartë, siç dinë të jenë ato të Ligës së Kampionëve.


Nga një distancë prej 35 metrave, Messi me mjeshtri të madhe ia doli të mposht Alisson Beckerin nga gjuajtja e lirë, për ta çuar në 3:0 epërsinë e Barcelonës.

Të shënosh 600 gola për një klub të vetëm, është një arritje e pabesueshme, dhe Lionel Messi këtë e ka arritur brenda një periudhe prej 14 vitesh.

Dikush është përkujdesur që 600 golat e Messit në fanellën e Barcelonës t’i përmbledh në një video, që zgjat hiq më pak se 50 minuta.