Last

Shtatë gola për 36 minuta, kjo ndodhë vetëm në Bundesligë! (VIDEO)


Bayer Leverkusen shënoi gjashtë gola në 36 minutat e para në fitoren kundër Eintracht Frankfurt – duke rritur kështu shpresat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Kai Havertz dhe Julian Brandt shënuan dy golat e parë të Leverkusenit brenda 13 minutash,


para se Filip Kostic i Franfkurtit të ngushtojë epërsinë e vendasve në 2-1.

Ekipi i Leverkusenit kishte një pjesë të parë fantastike – pasi shënuan edhe katër herë ndaj Frankfurtit.

Rezultati e dërgon Leverkusenin në vendin e pestë me pikë të barabarta Frankfurt, përpara dy ndeshjeve finale të sezonit.

Me gjashtë pikë ende në dispozicion, beteja për vendin e katërt po bëhet gjithnjë e më e nxehtë në Bundesligë.