Ditë të rëndësishme për Atletico Madrid dhe për sulmuesin francez Antoine Griezmann. Francezi ka njoftuar se do t’i japë lamtumirën klubin në përfundim të sezonit. Një vendim që ka tronditur të gjithë ambientin e Colchoneros, veçanërisht trajnerin Diego Pablo Simeone.


“Griezmann? E vlerësoj shumë. Antoine është një prej sulmuesve më të mirë në historinë e klubit. Kanë qenë pesë vite të mrekullueshëm. E falenderoj për atë që na ka dhënë dhe nuk e gjykoj vendimin e tij”, komentoi Simeone.

Gjithsesi, Cholo nuk ka kursyer edhe thumbin ndaj francezit kampion bote: “Këtej nga ne janë larguar sulmues si Fernando Torres, Diego Forlan, Sergio Aguero dhe Diego Costa. Tani Griezmann… por gjithmonë klubi ka vazhduar të jetë konkurues”.

“Forca e klubit është më e madhe se ajo e një kohe më parë. Së fundmi është dëshmuar se klubi është më i rëndësishëm se të gjithë ne. Pas Griezmann do të vijnë futbollistë me dëshirën për të qenë pjesë e një skuadre të rëndësishme”, deklaroi trajneri Simeone.


Previous Next