Last

S’ndalen problemet për Unitedin, legjenda e klubit refuzon edhe këtë post...


‘Djajtë e Kuq’ po përgatisin një plan për të kthyer në Old Trafford disa nga legjendat e klubit, por duket se gjërat do shkojnë keq me van Der Sar.

Holandezi shpenzoi gjashtë vite në Angli dhe është parë nga klubi si figurë perfekte për të udhëhequr bashkë me Ole Gunnar Solskjaer.


Unitedi i ka ofruar postin e drejtorit teknik, megjithatë portieri legjendar po shijon kampanjë suksesi si drejtor sportiv i Ajaxit.

Mirror ka zbuluar se 48-vjeçari është i lumtur tek klubi holandez dhe nuk e dëshiron largimin nga kryeqyteti i ‘Tulipanëve’.

Shto kësaj edhe problemet e Manchester United këtë edicion, që po llogaritet si një nga sezonet më të dobëta në historinë e klubit.

Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Darren Fletcher janë disa nga emrat e lakuar për ta marrë pozitën që e refuzoi Van der Sar.