Last

Statistikat e tregojnë, Liverpooli nuk e meritoi humbjen 3-0


Fitorja 3-0 e Barcelonës mbi Liverpool mund të duket bindëse në letër, por ka një numër statistikash që tregojnë se nuk ishte aq e drejtpërdrejtë sa duket.

Luis Suarez fillimisht shënoi për vendasit, para se Leo Messi me dy gola të bukur të realizonte për rezultatin përfundimtar 3-0, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.


Liverpooli e fitoi betejën e posedimit të topit me 52 përqind – skuadra e parë që nga Bayerni i Pep Guardiolës që arrin të bëjë një gjë të tillë në ‘’Camp Nou’’.

‘Të Kuqtë’ gjithashtu kompletuan më shumë pasime (474) se sa Barcelona (448) gjatë tërë ndeshjen.

Messi gjithashtu dështoi në pasimet e tij në pjesën e parë, ku nga 48 i dha vetëm 24 të sakta.

Barcelona si ekip dështoi të kompletonte 100 pasime në gjithë ndeshjen.

Skuadra e Jurgen Klopp dështoi ta gjente golin, pavarësisht se pati 14 goditje, prej tyre 6 në kuadratin e portën.

Ter Stegen luajti rol kryesor që Barça të mbante portën e paprekur, me dy pritje deçizive ndaj James Milner dhe Mohamed Salah.