Header Ads

“Të largosh Allegrin dhe të marrësh Sarrin është budallallëk”


Ardhja e mundshme e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit i ndan tifozët bardhezinj në pro dhe kundër. Kategoria e fundit përfshin edhe Giampiero Mughini, një mendimtar, gazetar dhe kolumnist i mirënjohur italian, mbështetës i Juventusit.


Në emisionin “Tiki Taka”, ai hodhi poshtë emrin e ish-trajnerit të Napolit: "Ne shkarkuam Allegrin me atë rezyme të fitoreve, për të marrë një trajner tjetër, që duhet të bëjë më shumë se ai. Kushdo që mbërrin te Juve, nuk vjen për t’iu shpjeguar lojtarëve se si të luajnë. Juve ka futbollistë që dinë të luajnë, prandaj trajneri i ri duhet të ketë fleksibilitet dhe inteligjencë".

Me pak fjalë, Mughini është i bindur se Maurizio Sarri nuk do të jetë trajneri i ri i Juventusit: "Unë nuk besoj se vjen Sarri. Ai është një trajner shumë i mirë, por nuk e kuptoj një klub që largon Allegrin për të marrë Sarrin, vetëm nëse besoni budallallëkun e lojës së bukur. Loja e bukur pa rezultate nuk ka asnjë vlerë.

Ideja për të marrë Sarrin është mirë, nëse zbatohet në një ekip të ri, shumë të përshtatshëm, me 12 lojtarë potencialë për formacionin. Juventusi ka 22 të tillë. Sidoqoftë, mos më përqeshni! Ju kujtohet, pas Zoff, kur shkuam për të marrë Maifredi, për të luajtur futbollin e “shampanjës” dhe pësuam 5 gola nga Napoli?"



Powered by Blogger.