Last

Trajneri i Malit të Zi, Tumbakovic: Kam makthe për ndeshjen ndaj Kosovës


Përzgjedhësi i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka dhënë një intervistë për Sport Klub, ku ka folur për shumë tema në lidhje me futbollin.

Një theks të veçantë, ai i ka kushtuar përballjes me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën luan në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’.


“Kur është në pyetje Kosova, është vërtet një makth. Si të vendosem, si ta drejtoj atë ndeshje. Vërtet nuk i ka ardhur mirë asnjërit nga ne pesë delegatët që kemi qenë atje në short”.

“Kam makthe, besoj se njësoj u ndodh edhe atyre që bashkëpunojnë me mua. Si do të përfundojë gjithë kjo, në këtë moment, sinqerisht as unë nuk e di”, ka deklaruar Tumbakovic.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet dy përfaqësueseve zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë të Malit të Zi.

Takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak se Mali i Zi u dënua nga UEFA pas koreve raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Anglisë.