Header Ads

Van Persie: Klopp më ka dhënë komplimentin më të mirë në karrierë


Ish-ylli i Arsenalit dhe Manchester United, Robin Van Persie beson se trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka dhënë atij komplimentin më të mirë në karrierë.

Van Persie, i cili luajti për Arsenalin dhe Manchester United në Premier Ligë, tha se Klopp e vlerësoi atë pasi ai luajti për Arsenalin kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve në vitin 2011.


“Jurgen Klopp më ka dhënë komplimentin më të bukur, ai më tha: ‘Unë kurrë nuk kam parë një lojtar që luan në tre pozicione në të njëjtën kohë”, tha ish sulmuesi për Voetbal International, siç raportohet nga Goal.

“Unë u ktheva në lojë, luajta në krahë, në qendër dhe prapa”, kujton Van Persie.

Powered by Blogger.