Xherdan Shaqiri e kërkon atë që asnjë shqiptar nuk e ka bërë deri me sot


Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me shokë shkëlqeu në fitoren me rezultat 4:0 kundër Barcelonës, në ndeshjen e kthimit të Champions League në futboll. Barcelona përmbyset keq, duke mos e ruajtur fitoren në Camp Nou me 3:0.


Shaqiri synon titullin e dytë të Champions League, kështu shkruan ‘Goal.com’.

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, pas një kohe të gjatë kthehet në përbërjen e parë të Liverpoolit dhe asistoi në golin e tretë në minutën e 56-të kundër Barcelonës.

Shaqiri kërkon ta fitojë Championsin e dytë në karrierën e tij si futbollist, të parën e ka arritur me Bayern Munihun në vitin 2013, ndërsa tani beson me Liverpooolin se do ta fitojnë. Një sukses që asnjë shqiptar deri me tash nuk e ka arritur, pra të jetë dy herë në finalen e Champions League. “"Dua ta fitoj për herë të dytë Champions League. Ne jemi në finale dhe dua ta fitoj atë me Liverpoolin”, ka thënë Shaqiri.