Header Ads

“Alo, Real e do yllin tonë?”, – telefonata nga Anglia që shqetësoi Perezin


Shumë gjëra kanë ndryshuar vitin e kaluar teksa Tottenham ka telefonuar Real Madrid duke i ofruar skuadrës spanjolle mundësinë të blejë Christian Eriksen.


Daniel Levy, pronari i Tottenham, ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të Real Madrid, Jose Angel Sanchez, për t’i ofruar danezin.

27-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2020 dhe Levy po mundohet të fitojë sa më tepër para me lojtarin përpara se ta lejojë të largohet me parametra zero vitin tjetër.

Teksa Tottenham donte 150 milionë euro për lojtarin në verën e 2018, tani objektivi është të arkëtojë të paktën 70 milionë euro.


Powered by Blogger.