Argjentina e mposht Venezuelën (Golat e ndeshjes)


Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pasi ka mposhtur 2:0 Venezuelën, në ndeshjen e zhvilluar të premten në mbrëmje sipas kohës tonë lokale.


Ndeshja nisi mirë për Argjentinën, që shënoi pas 10 minutave lojë.

Ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, që shënoi me thembër, pas një topi të pranuar nga Sergio Aguero.

Goli i dytë për Argjentinën, që edhe vulosi rezultatin përfundimtar, u shënua në minutën e 75’, nga Giovani Lo Celso.

Në gjysmëfinale, Argjentina e Messit takohet me Brazilin, organizatorët e këtij edicioni të Kupës së Amerikës.