Barca sakrifikon këta dy yje për Neymarin


Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele mund të jenë pikë lidhëse për transferimin e Neymar te Barcelona nga skuadra e Paris Saint Germina.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomua thuhet se është i gatshëm të sakrifikojë dyshen sulmuese për të përmbushur kërkesat financiare të skuadrës nga Parisi.


‘Marca’ shkruan se PSG po kërkon 265 milionë euro për Neymar, shumë kjo dukshëm më e madhe se sa nga ajo që e transferuan në vitin 2017.

Për të hapur rrugën drejt kësaj marrëveshje, Barcelona do të tentojë të përfshijë në ofertë dy yjet e sulmit, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Të dy lojtarët nuk e kanë të sigurt të ardhmen te Barcelona, dhe një kalim te PSG ndoshta edhe do ta aprovonin.