Last

Barcelona mund t’i ofrojë tre lojtarë PSG-së për transferimin e Mbappes


Barcelona është duke planifikuar që në verë t’i bëjë disa ndryshime në skuadër, pas dështimit në sezonin që lamë pas për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Skuadra katalunase është e gatshme që t’i largojë disa lojtarë, për t’i realizuar transferimet e fubtollistëve që ka nën shënjestër për sezonin e ri.


Sipas Fox Sport, Barcelona është duke tentuar ta transferojë Kylian Mbappen, por e di se duhet të paguajë një shumë të lartë te Paris Saint-Germaini.

Skuadra franceze është e gatshme që ta lirojë sulmuesin francez të largohet, vetëm nëse Blaugranët paguajnë shumën prej 280 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Por, Barcelona është duke e menduar një opsion tjetër për ta transferuar Mbappen, duke ofruar tre lojtarë në marrëveshje.

Katalunasit janë të gatshëm që të ofrojnë Ousmane Dembelen, Ivan Rakiticin dhe Samuel Umtitin, për t’i marrë shërbimet e sulmuesit francez në afatin kalimtar veror.