Last

Benfica me ofertë zyrtare për Milot Rashicën


Klubi portugez, Benfica ka bërë një ofertë zyrtare për Milot Rashicën.

Klubi portugez ka ofruar 18 milion euro për shërbimet e shqiptarit, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga klubi gjerman Werder Bremen.


Sipas medieve gjermane, Rashica nuk është në shitje, dhe pritet të qendrojë në Werder Bremen edhe për një kohë.

Kujtojmë që Rashica ka spikatur shumë me formën e tij, me skuadrën gjermane, por edhe me kombëtaren e Kosovës ku e ka udhëhequr atë në një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje.