Brazili demolon Perunë me rezultat 0-5, kalon në fazën tjetër të Kupës së Amerikës (Golat e ndeshjes) - News48 (BST)

Header Ads

Brazili demolon Perunë me rezultat 0-5, kalon në fazën tjetër të Kupës së Amerikës (Golat e ndeshjes)


Skuadra kombëtare e Brazilit ka vazhduar me rezultate pozitive në Kupën e Amerikës 2019.

Kombëtarja ‘Seleçao’ ka demoluar kombëtaren e Perusë, duke e mposhtur me rezultatin 0:5.


Serinë e golave në këtë takim e hapi mesfushori i Real Madrid, Casemiro, i cili realizoi gol qysh në minutën e 12’.

Vetëm shtatë minuta më vonë, ylli i Liverpool, Firmino, dyfishoi epërsinë e brazilianëve duke realizuar për 0:2.

Brazili nuk hoqi këmbën nga gazi dhe realizoi edhe një herë në pjesën e parë, kësaj radhe me anë të Everton, kur po luhej minuta e 32’ e ndeshjes.

Rezultati final i pjesës së parë ishte 0:3, rezultat ky që dërgoi Brazilin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i skuadrës braziliane, me dy gola të tjera të shënuara.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 53’ të takimit, kur mbrojtësi Dani Alves gjeti rrugën e rrjetës.

Brazili thelloi epërsinë në 5:0 në minutën e 90′, duke tundur rrjetën me anë të Willian, duke vulosur rezultatin final.

Me këtë fitore, Brazili kalon në fazën tjetër të garave nga pozita e parë e Grupit A, me shtatë pikë të grumbulluara.

Ata përcillen nga Venezuela, të cilët kanë grumbulluar pesë pikë, një më shumë sesa Peruja.




AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.