Header Ads

Chelsea me plan të madh për kthimin e legjendave


Chelsea ka filluar bisedimet me legjendën e klubit Frank Lampard për një kthim emocional në ‘Stamford Bridge’ si menaxher.

Zyrtarët e ‘Bluve’ janë ulur për të diskutuar me trajnerin aktual të Derbyt për mundësinë e zëvendësimit të Maurizio Sarrit,


i cili është në prag të largimit nga klubi.

Italiani është gati të kompletojë kalimin te Juventusi këtë javë, duke i dhënë fund kohës së tij në Premierligë pas vetëm një sezoni.

Chelsea kuptohet se ka dyshime për përvojën menaxheriale të Lampardit – që ka vetëm një vit në ‘Pride Park’ – por ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me pronarin Roman Abramovich pas një karriere mbresëlënëse me klubin.

Ish-mesfushori i Anglisë, i cili u pa duke drekuar me ish-shokun e skuadrës Didier Drogba të martën pasdite, është në bisedime për të zëvendësuar Sarri, i cili është zgjedhur si pasues i Massimiliano Allegrit nga gjigandët e Torinos.

Përveç Lampard, Chelsea planifikon kthimin e Drogbas dhe Petr Cech në stafin menaxherial.


Powered by Blogger.