Last

Coutinho thyen heshtjen, zbulon nëse do të largohet nga Barcelona


Philippe Coutinho ka folur pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij te Barcelona.

Mesfushori Philippe Coutinho ka thënë se është i përqëndruar te Brazili në Copa America duke insistuar se ka kontratë me Barcelonën.


Ai po ashtu ka theksuar se “gjithmonë” ka dashur të “triumfojë” te ekipi katalan.

“Kam kontratë me Barcelonën, gjithmonë ka qenë gatishmëria ime të triumfojë në këtë klub, por tani jam i përqendruar këtu dhe për të ardhmen time ende nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai gjatë një konference për media në Porto Alegre, transmeton lajmi.net.

Coutinho spekulohet se do të largohet nga Barcelona për t’i liruar vendin rikthimit të bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja e Brazilit, Neymar.