Header Ads

De Biasit nuk ia mbushi syrin Rashica i Kosovës, por sot po e shkatërron një Evropë


Milot Rashica sot është një lojtar i padiskutueshëm për Kosovën. Mjafton të shihje ndeshjen e djeshme kundër Bullgarisë, për të parë se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm ka djaloshi 22-vjeçar që luan me Verder Bremenin.


Të gjithë atyre shqiptarëve që u “djeg” fakti që sot Rashica nuk luan me fanellën kuqezi të Shqipërisë, duhet të ndihen mirë që ai përfaqëson gjysmën tjetër të Shqipërisë: Kosovën, shkruan panoramasport.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Problemi është që mënyra se si u largua ai, sepse ish-trajneri De Biazi i përmendte publikisht vetëm 25 minutat e luajtura me Luksemburgun pasi e la jashtë Euro 2016-ës që u zhvillua në Francë. Kjo duhet t’i bëjë të reflektojnë jo vetëm ata që sot menaxhojnë talentet në kombëtare, por edhe FSHF-në për mënyrën se si trajtohen lojtarët që kanë realisht potencial. Milot Rashica ishte fenomenal kundër Bullgarisë dhe kur sheh se sa vështirësi ka përfaqësuesja kuqezi sot në mesin e fushës, atëherë Miloti është shembulli i gjallë se duhet më shumë përgjegjshmëri dhe më shumë durim me talentet që janë në fazat e para të karrierës. Shikoni çfarë thoshte De Biazi kur vendosi të lërë jashtë Rashicën, Rrahmanin dhe Shalën tri vite më parë:

“Ishte zgjedhje shumë e vështirë, ishte një vendim shumë i vuajtur, shumë i trishtë, mbi të cilin kemi bërë disa vlerësime shumë të thella, jo sipërfaqësore. Djemve ia thashë gjërat në mënyrën më normale, më natyrale, i themi gjërat siç janë me sinqeritet,


pa i kaluar rreth e rrotull, duke i thënë se cilat ishin arsyet mbi të cilat për fat të keq kishim vendosur pse nuk do t’i merrnim me vete në Francë”.

Reagimi i lojtarëve

“Lojtarët i pranuan vendimet sepse ato vinin nga lart. Sigurisht nuk do të ishin të lumtur, por u shpjegova atyre arsyet dhe pse unë ndjeja ndërsa i dërgoja në shtëpi. E dinin që kishte ardhur koha e zgjedhjeve, ia kisha thënë që 10 ditë më parë. Zgjedhjet u bënë mbi bazën e punës këtu dhe mbi bindjet e mia për administrimin e grupit”

Arsyetimet

“Nuk jam këtu pse kam bërë këto zgjedhje. Zgjedhjet janë bërë mbi arsye teknike, fizike, nga arsye nga më të ndryshmet, sepse ka lojtarë të cilët tani i cilësoj më të gatshëm për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë. Atyre u thashë se janë ndër 27 lojtarët që kanë filluar këtë fushatë drejt Francës”.

Për Gjimshitin, Rashicën,

Rrahmanin dhe Shalën…

“Rashica ka luajtur shumë por është lojtar që nuk ka qenë kurrë me ne, ka luajtur vetëm 25 minuta me Luksemburgun. Është një djalosh tek i cili kam shumë besim dhe në të ardhmen do të bëhet pjesë e kombëtares time. Nuk ka luajtur shumë me ne, as gjysmë ndeshje. Mund të ketë cilësitë më të mëdha të botës,


por nuk ndryshonte ekuilibrat e Kombëtares sonë. Ai është i lirë të bëjë atë që do. Dikush vuri në dyshim se e kishte bërë se ishte zhgënjyer nga fakti që nuk u thirr në Europian, por pastaj pashë intervistën ku thoshte që edhe nëse shkonte, do të zgjidhte vendin. Është një zgjedhje personale që ka të drejtë ta bëjë çdokush Rrahmani e Shala? Të njëjtat arsyetime. Nuk mund të them çfarë u kam thënë atyre personalisht. Me djemtë flas ndryshe. Ishin këtu, ishin pjesë e 27 lojtarëve më të mirë të Shqipërisë, a nuk është edhe ky një vlerësim i mjaftueshëm?”

Pse zgjodhi Veselin para Rashicës

“Është e njëjta gjë. Është një zgjedhje e imja, a mund të zgjedh unë? Kemi ardhur këtu se bëra disa zgjedhje. A mund të më lini t’i bëj edhe sot? Bëni sondazhe për zgjedhjet dhe pastaj të shohim”.


Powered by Blogger.