De Ligt duhet të vendos mes këtyre dy klubeve - News48 (BST)

Header Ads

De Ligt duhet të vendos mes këtyre dy klubeve


Gara për nënshkrimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt ka zbritur në vetëm dy klube, me të riun holandez që shumë shpejtë do të vendosë për të ardhmen.

19 vjeçari ka qenë subjekt interesimi i Manchester United dhe Liverpool, por Barcelona dhe Paris Saint Germian janë skuadrat e vetme që kanë mbetur në garë për të fituar shërbimet e tij.


Barcelona, vazhdon të mbetet favorite, me De Ligt që mund të vendos t’i bashkohet Frankie De Jong në ‘Camp Nou’.

Katalanët për momentin janë duke u rivalizuar vetëm nga Paris Saint Germian, me Nasser Al Kelaifi, që do të provojë t’ia prish punët Barcelonës.

Nga shitja e De Ligt, Ajax synon të fitojë rreth 70 milionë euro.



AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.