Last

Detaje ekskluzive për lëndimin e Arbër Zenelit, flet babai i futbollistit...


Arbër Zeneli mbrëmë pas ndeshjes ka marrë rrugën për Prishtinë. Ylli i Kosovës u detyrua të lë fushën në fillim të ndeshjes pas një lëndimi në gju që pësoi.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lëndimin e tij, por që dyshohet se mund të jetë serioz.


Babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë se djali i tij do të udhëtojë urgjenisht për në Francë.

“Me shumë gjasa do të futet në operacion. Skuadra franceze e tij e ka thirrur urgjenisht me shku atje. Te shohim çfarë po i thonë ata” ka thënë babai i Arbërit.

Avni Zeneli i ka shkruar edhe një mesazh kurajo djalit duke i thënë se e di që është i fort dhe si i tillë do të kthehesh prapë.