Last

Ndërprerja e stërvitjes së Kosovës? Kjo është e vërteta...


Gazetari i Supersport Kosovës, Arlind Sadiku, i cili gjendet në Bullgari me Kombëtaren e Kosovës, ka bërë të ditur se stërvitja e ‘Dardanëve’ ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në mediet e Kosovës është raportuar se ndërprerje të stërvitjes së Kosovës, nga disa tifozë bullgarë, që kishin bërë thirrje r*aciste.


Sipas Sadikut, këto thirrje janë dëgjuar vetëm derisa lojtarët po hynin në stadium për stërvitje, nga një grup i vogël njerëzish, që po qëndronin në një kafene.

“Stervitja e Kosoves ka shku ne menyren me te mire dhe me te qete te mundshme. Sic ishte parashikuar. Krejt cka ka ndodh eshte kjo. Nje grup prej 10-15 tifozesh qe ndodheshin afer hyrjes se stadiumit me nje kafe, kane bertite “Ubi, ubi shqiptari”, per disa sekonda derisa lojtaret hynin ne stadium”.

“Veprimi i tyre sigurisht qe eshte skandaloz por kjo ka qene e gjitha dhe jo sic po raportohet ne media”, ka shkruar Sadiku.